LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër shqiptar rrëfen si i shpëtoi tërmetit të tmerrshëm në Greqi (Foto/Video)

Një tjetër shqiptar rrëfen si i shpëtoi tërmetit të tmerrshëm në Greqi (Foto/Video)

Nikos Kasemaj nga Elbasani ka përjetuar një tmerr të vërtetë mesnatën e kaluar kur një tërmet i fuqishëm goditi Mesdheun.

Nikos ndodhej në lokalin e tij në ishullin grek Kso kur nisën lëkundjen shkatërrimtare. Bashkë me të ishin edhe disa turistë.

Në pamjet filmike duken sekuencat se si lëkunden objektet brenda lokalit dhe turistët që dalin me vrap. Bashkë me ata edhe Niko ka lënë banakun.


Fatmirësisht Niko ka shpëtuar pa dëmtime. Por lokali gati është rrafshuar, transmeton infoelbasani.

“Ishte një tronditje e tmerrshme me një zhurmë që të kallte datën. Toka lëkundej sikur të ishte djep. Bashkë me disa turistë mezi dolëm nga lokali. Shpëtuam për mrekulli. Por lokal u bë copë e thërrime. Një gjë aq të frikshme nuk e kam parë në jetën time. Pastaj erdhën dallgët e fuqishme që përmbytën gjithqka. Tani jemi të rrënuar dhe nuk di nëse do të nda ndihmojë shteti grek”, ka deklaruar ai.

http://www.dailymotion.com/video/x5ucvw4#tab_embed