Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, shquhet për dukjen e saj natyrale.

Ajo në rrjetet sociale shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, teksa komentohet në masë të madhe për fizikun e saj.


E një pozë të tillë e ka ndarë ditën e sotme, në të cilën shfaqet në formë të mrekullueshme me bikini.

E veshur me një palë bikini ngjyrë portokalli, artistja vjen në top formë duke vënë në fokus linjat trupore.

Arilena kujdeset tejet shumë për fizikun e saj dhe një pjesë të madhe të kohës po ashtu e kalon në palestër.

Përveç kësaj, këngëtarja e shumë hiteve është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe shumë shpejt pritet të sjell këngën e re. /Telegrafi/