LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë – ka të vdekur, të lënduar dhe ndërtesa të shembura

Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë – ka të vdekur, të lënduar dhe ndërtesa të shembura

Të paktën tre njerëz gjetën vdekjen dhe dhjetëra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi të premten herët, duke shembur disa ndërtesa, përfshirë një hotel.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 6.2 goditi në orët e para të ditës, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të tmerruar të ishullit, i cili u godit nga një tërmet i madh dy vjet e gjysmë më parë, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen mijëra njerëz.

Një banor i Mamuju, kryeqyteti i Sulawesi Perëndimor, tha se dëmtimi në të gjithë qytetin prej rreth 110,000 banorësh ishte i gjerë, me një spital të dëmtuar rëndë. Autoritetet ende nuk kishin konfirmuar informacionin.


“Rrugët janë dëmtuar dhe shumë ndërtesa janë shembur, duke përfshirë zyrën e guvernatorit, si dhe spitalin. Spitali është rrafshuar”, ka thënë 28-vjeçari Hendra.

“Tërmeti ishte shumë i fortë… U zgjova dhe ika me gruan time”.

Ndërkohë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, Raditya Jati, ka bërë të ditur se tre njerëz ishin vrarë dhe 24 janë të lënduar.

Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike.

Në vitin 2018, një tërmet me madhësi 7.5 dhe një cunami pasues në Palu në ishullin Sulawesi la më shumë se 4300 njerëz të vdekur ose të zhdukur.

Gjithashtu më 26 dhjetor 2004, një tërmet me madhësi 9.1 goditi brigjet e Sumatrës dhe shkaktoi një tsunami që vrau 220,000 njerëz në të gjithë rajonin, përfshirë rreth 170,000 në Indonezi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori