Pierre Haski
Njëqind vjet më parë, në fund të Luftës së Parë Botërore, planeti ishte në një gjendje të mjerueshme, jo vetëm për shkak të luftës, por edhe për shkak se rendi i së shkuarës, ai i perandorive, ishte shembur pa u zëvendësuar nga një tjetër, më i qëndrueshëm.
Më 11 nëntor, rreth gjashtëdhjetë udhëheqës politikë u mblodhën në Paris për të kujtuar fundin e luftës së madhe, në një kohë kur bota është përsëri në kushte shumë të këqija. Referencat historike nuk kanë munguar në muajt e fundit. Dikush pretendon se ne jemi kthyer në vitin 1913, ndërsa të tjerë propozojnë një paralele me vitet tridhjetë apo me luftën e ftohtë.
Ajo që është e sigurt është se qeverisja globale funksionon keq, ashtu si në të gjitha kohërat e turbullta të cituara. Në vitin 1945, Kombet e Bashkuara zunë vendin e një Lidhje Kombesh plot të meta, por sot OKB e gjen veten në të njëjtën gjendje pafuqie, si institucioni i mëparshëm.
350 mijë të vdekurit në konfliktin sirian dëshmojnë për mos ekzistencën e një komuniteti ndërkombëtar, të aftë për të shpëtuar ose rivendosur paqen, siç premtojnë të bëjnë shtetet pas çdo lufte botërore.
Jo vetëm shpresa e “luftës që do u jepte fund gjithë luftërave”, siç u tha në vitin 1918, por nuk u realizua, por kushtet e pasluftës mbollën rregullisht farat e konflikteve të mëvonshme.
U bë e qartë me luftën e dytë botërore, por jo vetëm. Në botën e sotme ka konflikte të panumërta të lidhura drejtpërdrejt me problemet që nuk janë adresuar që nga viti 1918.
Mjaft të mendosh për Palestinën, e cila sipas Traktatit Sévres të vitit 1920 duhet të përfaqësonte “një vatër kombëtare për popullin hebre”, duke siguruar që “asgjë nuk do të bëhet për të dëmtuar të drejtat civile dhe fetare të bashkësive jo-hebraike”. Historia ka treguar ndryshe. E njëjta vlen edhe për popullin kurd, të cilit traktati i Sevres i premtoi një shtet. Një shekull më vonë, kurdët janë ende në pritje.
Në anën tjetër të botës, në Kinë, dhënia e territoreve gjermane të Shandong (në lindje të Kinës) Japonisë, garantuar nga Traktati i Versajës, nxiti lëvizjen nacionaliste të 4 majit 1919, e cila rezultoi në lindjen e Partisë Komuniste Kineze, sot në pushtet.
Në skajet e ceremonive të Parisit nuk kanë munguar marrëveshjet private, por klima ndërkombëtare nuk i lë shumë vend optimizmit.
Për këtë arsye Franca ka vendosur të organizojë edhe Forumin e Parisit për Paqe, i cili për tre ditë do të sjellë së bashku një pjesë të udhëheqësve politikë – pa Donald Trumpin – por edhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile globale.
Forumi inaugurohet nga António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me qëllim theksimin e rolit qendror të institucioneve multilaterale në qeverisjen globale.
Në prag të forumit u bë një apel për shoqërinë civile dhe gjatë aktivitetit janë parashikuar të prezantohn 120 projekte nga 42 shtete. Eshtë një nismë e lavdërueshme, sepse afron shoqëritë dhe popujt në një debat që nuk duhet të mbetet i kufizuar në nivel shtetesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës