LAJMI I FUNDIT:

Një i ri theret me thikë në Gjilan

Një i ri theret me thikë në Gjilan

Një 24-vjeçar ka marrë plagë nga therja me thikë sonte pas orës 20 në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se ngjarja ka ndodhur prapa Stacionit të Autobusëve në qytetin e Gjilanit.

“Sipas hetimeve të para mësohet se viktime është i moshës 24 vjeçare, i cili me urgjencë është dërgu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejm”, ka thënë Hashani.


Sipas tij, i dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.

“Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, tha Hashani. /Telegrafi/