Qytetarët e Kosovës janë të vetmit që nuk mund të lëvizin lirshëm në kontinentin evropian.

E zgjidhja e vetme është aplikimi për një vizë në ambasadat përkatëse për të vizituar miqtë apo për turizëm.


Të njëjtin rast e ka pasur edhe aktori Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si 'Oki' i serialit 'Kafeneja Jonë', transmeton Telegrafi.

Aktorit i është refuzuar kërkesa për vizë shengen dhe pakënaqësinë e ka shprehur edhe publikisht.

Fatmiri e ka publikuar një fotografi teksa shihet se si i ka grisur të gjitha dokumentet që i ka dorëzuar për marrje të një vize.

Ndryshe, aktori kohët e fundit është i angazhuar në serialin e lartpërmendur, i cili do të shfaqet në një prej televizioneve kosovare. /Telegrafi/

fatm