Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka në mendje dy prioritete të transferimit, një mbrojtës qendror dhe një mesfushor të krahut të djathtë.

Legjenda norvegjeze erdhi në postin e trajnerit të Djajve të Kuq, duke zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.


Megjithatë, Solskjaer e di se me grupin aktual të futbollistëve nuk mund të bëjë më shumë se portugezi dhe medoemos duhet të ndërhyj në tregun e transferimeve.

Edhe zëvendëspresidenti ekzekutiv Ed Woodward e kupton se ka mangësi në skuadër dhe do të sigurojë fonde për transferime të trajnerit norvegjez.

solskjaer

Sipas mediumit britanik The Mirror, trajnerit të përkohshëm do t'i jepen deri në 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro për të shpenzuar në janar.

Objektivat e trajnerit dhe Unitedit janë transferimi i një mbrojtës qendror dhe një mesfushor të krahut të djathtë.

Toby Alderweierld Toby Alderwiereld (Getty Images)

Në repartin e mbrojtjes prioritet është Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Në anën tjetër, në krahun e djathtë të mesfushës favorit është Douglas Costa i Juventusit. /Telegrafi/

Douglas Costa Douglas Costa (Getty Images)

telegrafi sport app