LAJMI I FUNDIT:

Një propozim fejese në festivalin “Glastonbury” gjatë performancës së Elton Johnit

Një propozim fejese në festivalin “Glastonbury” gjatë performancës së Elton Johnit

Ndërsa Festivalit “Glastonbury” i erdhi fundi, një çift vendosi të festonte në mënyrën më të mirë duke u fejuar gjatë kohës kur po performonte Elton John.

Ikona e muzikës u shfaq në skenën e piramidës në Worthy Farm për setin prej dy-orësh, me një performancë që u cilësua si shfaqja e tij e fundit live në Mbretërinë e Bashkuar.

Teksa interpretoi hitet si “Rocketman”, “Your Song”, “Don’t Let the Sun Go Down on Me” dhe “I’m Still Standing”, 76 vjeçari e quajti një koncert të veçantë dhe shumë emocionues.


Foto: BBC

Një çift ndërkohë dukej në turmë dhe u kap nga kamerat e BBC duke u bërë propozimi.

Fansat të zhgënjyer nga mungesa e Dua Lipës në “Glastonbury”, ndërsa e la Elton Johnin të këndonte vetëm hitin e tyre “Cold Heart”
Lexo po ashtu Fansat të zhgënjyer nga mungesa e Dua Lipës në “Glastonbury”, ndërsa e la Elton Johnin të këndonte vetëm hitin e tyre “Cold Heart”

Partneri u pa teksa u ngrit në këmbë pasi u përkul në njërin gju për të shtruar pyetjen.

Foto: BBC

E fejuara e tij shihej gjithashtu duke vënë unazën në gisht dhe treguar se momenti magjik sapo ndodhi.

Në “Glastonbury” të këtij viti mungoi artistja Dua Lipa, e cila mori kritika të shumta nga fansat.

Foto: BBC

Ajo nuk ishte në skenë për të interpretuar hitin “Cold Heart” me Elton John dhe mori komente negative meqë postoi disa fotografi duke shijuar një kohë me familjen në shtëpi.

Fansat ishin të mendimit se ajo do të duhej të ishte në Festival, pasi ishte një gjë shumë më e rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori