LAJMI I FUNDIT:

Një plak në Kinë bëri atë që do ta bënte pakkush – dorëzoi nipin terrorist në polici!

Një plak në Kinë bëri atë që do ta bënte pakkush – dorëzoi nipin terrorist në polici!

Të bësh gjërat e duhura ndonjëherë do të thotë të vendosësh moralin mbi familjen.

Një plak në rajonin autonom Xinjiang në veriperëndim të Kinës e mori këtë vendim të vështirë kur e dorëzoi nipin e tij terrorist, i cili kishte vrarë një person për të ashtuquajturin “xhihad”.

Ka qenë një agjenci lajmesh video (CGTN) ajo që thotë se regjistroi momentin dhe transmetoi pamjet të enjten në dokumentarin “Luftimi i terrorizmit në Xinjiang”.


Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, më 18 shtator 2015, terroristët sulmuan një minierë lokale të qymyrit në Qarkun Baicheng, duke vrarë 16 njerëz, duke përfshirë tre policë dhe duke plagosur 18 të tjerë.

Së paku sipas kësaj agjencie, Turghun, një pjesëmarrës dhe gjithashtu i vetmi i mbijetuar në mesin e anëtarëve të bandës, kujtoi incidentin e tmerrshëm.

“Ata na thanë që të bëjmë ‘xhihad’ dhe se ‘xhihadi’ do të na ndihmojnë të hyjmë në parajsë. Mua më dhanë një thikë; secilit prej nesh iu dha nga një thikë. Ju thjesht vazhdoni, ata na thanë, duke vrarë ju do të bëheni dëshmorë dhe do të hyni në parajsë. Më vonë kam vrarë dikë që vraponte përpara meje”, tha ai.

Por gjyshi i tij Mollaturdi Niyaz, 74 vjeç, tha në këtë moment që ai nuk kishte mundësi tjetër, por ta dorëzonte nipin e tij.

“Unë kisha me vete një shufër gjatë rrugës për në komisariat, i gatshëm ta godisja atë nëse ai kundërshtonte. Ai vetëm qau gjatë gjithë rrugës”, citohet të ketë thënë ai.

Siç thuhet në përshkrim, dokumentari përmban pamjet e tragjedisë dhe mizoritë e kryera nga terroristët në të kaluarën në Xinjiang. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori