Shfaqja e radhës, ku Rita Ora do ta promovonte albumin e ri, thuhet se u vonua me një orë pasi policia u thirr në vendin e ngjarjes për të larguar një burrë që ‘sillej në mënyrë të dyshimtë’.

Këngëtarja, 32 vjeçe, performoi në klubin e natës PRIZM në Kingston, në jugperëndim të Londrës, por ajo u ndalua të dilte në skenë pasi një burrë u pa duke u sjellë ‘në mënyrë të çrregullt’ në turmë.


Raportohet se stafi i sigurisë ndërhyri në përpjekje për të qetësuar burrin përpara se policia të thirrej për të ndërhyrë.

73491975 12325627 image a 83 1689981860354 Foto: Getty Images

Një burim tha: “Cilido qoftë motivimi i tij, ai shkaktoi një skenë të madhe - është shumë e frikshme kur dikush duket krejtësisht i pakontrollueshëm në një turmë”.

"Ata ishin tashmë brenda vendit të ngjarjes, por askush nuk ishte plotësisht i sigurt se çfarë donte të arrinte - sapo filloi të sillej në mënyrë të dyshimtë, policia u grumbullua".

73461095 12325627 Party time Pryzm is a favourite with Kingston locals and student a 85 1689981958500 Foto: Google

Burri thuhet se u prangos dhe u fut në pjesën e pasme të një makine policie jashtë vendit të ngjarjes.

Rita aktualisht po feston publikimin e albumit të saj të ri “You&I” dhe ajo ishte këto ditë për të performuar në “Love Island”.

73336533 12325627 Cute couple Her latest outing comes after Rita made a very cheek a 86 1689982018845 Foto: Wire Image

Albumi i dedikohet dashurisë, por jo vetëm asaj për partnerin, përfshirë këtu dashurinë ndaj rrethit familjar e mbi të gjitha vetes.

Ajo u martua vitin e kaluar me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi. /Telegrafi/