Ditë më parë, është zbuluar i dashuri i këngëtares nga Gjilani, Genta Ismajli.

Prive arriti të sigurojë një video ku artistja shqiptare shfaqet duke shkëmbyer puthje me një mashkull, identiteti i të cilit aktualisht nuk dihet.


Ndërsa tani, në një video të re, e njëjta shihet me të dashurin duke bërë një hyrje spektakolare në një ambient me shumë njerëz në Zvicër.

Ndonëse kemi vetëm kaq njohuri, këngëtarja Ismajli shihet se është mjaft e lumtur, ku edhe shfaqen publikisht me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Genta është duke punuar në projektin e ri, e cila këtë herë ka bashkuar forcat me një artist turk dhe projekti i tyre do të lansohet së shpejti.

Këto ditë, për yllin shqiptar kanë shkruar edhe mediat turke, në saje të bashkëpunimit me David Jay.