LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve në Pejë, përshkruhet edhe momenti i vrasjes

Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve në Pejë, përshkruhet edhe momenti i vrasjes

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se ua ka caktuar paraburgimin prej një muaji Binak, Valon e Xhavit Panxhës, të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve Arsim e Ramiz Berisha.

Në komunikatën e gjykatës jepet dhe arsyetimi pse iu caktua paraburgimi dy vëllezërve.

“Me datë 21 korrik 2017 rreth orës 21 e 30 minuta në malin mbi fshatin Kosuriq të Komunës së Pejës, për shkak të një mosmarrëveshjeje të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerët vëllezërit R. B. dhe A. B.”, thuhet në komunikatë.


Komunikata tregon se vëllezërit e vrarë dhe një shok i tyre ishin nisur rreth orës 21:00 në pyll të huaj, pronë e të dyshuarve për të prerë dru.

“Dëshmitari J. së bashku me viktimën R. hyjnë në pyll duke i lënë qerret me kuaj në afërsi të pyllit. Pasi të njëjtit nuk vërejnë asgjë, viktima R i thotë dëshmitarit J të shkojë t’i marrë qerret dhe viktimën A”, tregohet në komunikatë.

Aty përshkruhet edhe momenti i vrasjes.

Dëshmitari J. është nisur të marrë qerren dhe ka dëgjuar R duke biseduar me dikë, e më pas në drejtim të R. niset edhe viktima A, i cili u është drejtuar të pandehurve me fjalët ‘Kush hamami jeni ju’. Pastaj të pandehurit me armë të panjohura shkrepin tre fishekë në drejtim duke i privuar nga jeta”, shpjegohet në komunikatën e gjykatës.

Në komunikatë bëhet e ditur se të pandehurit qëlluan edhe në drejtim të dëshmitarit J, por ai arriti të ikë.

Për këto veprime, sipas gjykatës, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Paraburgimi Binak, Valon e Xhavit Panxhës do t’u llogaritet nga 22 korriku e do t’u vlejë deri më 22 gusht.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori