Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 31.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 30.06.2021, ndaj të pandehurit F.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– Me datën 31 maj, duke kaluar vendkalimin kufitar Shqipëri-Kosovë, në automjetin që e drejtonte, në bagazh të automjetit kishte të fshehur 65 paketime plastike të narkotikut të llojit të dyshuar “Marihuanë”, në peshë totale prej 35.0284 kg.
– Po ashtu, i njëjti në shtëpinë e tij, kishte të fshehur në një kavanoz plastike me ngjyrë të bardhë, në peshë prej 113.3 gram, një qese të fshehur najloni ku kishte të vendosur substancë të dyshuar të llojit “Kokainë”, në formë pluhuri ngjyrë të bardhë, në peshë prej 41.5 gram, dhe katër peshore elektronike, të cilat shërbejnë për matjen e narkotikut”, thuhet në njoftimin për media.
Gjyqtari i procedurës duke marrë parasysh peshën e veprës penale dhe sasinë e madhe të narkotikut gjithashtu edhe rrezikshmërinë e madhe shoqërore nga vepra e dyshuar penale, e bëjnë të arsyeshme dhe të domosdoshme që ndaj të pandehurit të lartcekur të caktohet masa e paraburgimit.
“Nga të lartë cekurat, gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura dhe duke marrë parasysh karakterin personal të të pandehurit dhe të kaluarën e tij kriminale, masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme, për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe për sigurimin e pranisë së të pandehurit para institucioneve të drejtësisë. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri