Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave më 26.05.2025, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Fushë Kosovë-Mazgit.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu.


“Me datë 26.05.2025 rreth orës  19:00 është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” respektivisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, derisa deri tani është raportuar për një person të lënduar”- ka thënë Rexhepi-Gërxhaliu.

Sipas zëdhënëses, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të mëtejmë të rastit.