Një lëkurë e mirë, rutina nga e cila nuk duhet të lëshojmë ‘pe’ – flet dermatologia Krasniqi

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e mirëmbajtjes së lëkurës, trajtimet e maskat në mënyrë që të kemi një lëkurë të shëndetshme e të shndritshme.
Krasniqi ka folur për rutinë të cilën duhet ta kemi dhe nga e cila nuk duhet të lëshojmë pe për të pasur një lëkurë të mirëmbajtur.
“Unë preferoj në mbrëmje të masazhohet lëkura me një vitaminë C pas pastrimit të fytyrës dhe qafën... Ka kremra me apliku edhe përfundi syve. Ndërkaq, në mëngjes pastrimi i fytyrës, krem hidratues dhe pa SPF mos me dal...”, tha ajo.
“Në katër stinët e vitit është mirë me apliku SPF para se me nisë ditën...”, tha ajo.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.
Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

















































