Një legjendë ringjallet, tanimë elektrik - Lexus LFA

Lexus LFA ishte “si një yll në rënie” - i ndritshëm dhe i bukur, por u shua shpejt.
Prodhimi zgjati vetëm dy vjet, nga viti 2010 deri në vitin 2012, me vetëm 500 njësi që gjetën shtëpi në të gjithë botën.
Që atëherë, fansat i janë lutur Lexus të rikthejë LFA-në dhe marka do t’i dëgjojë.
Ky është koncepti i ri Lexus LFA, Lexux i parë që mban një logo LFA që nga viti 2012.
Fatkeqësisht, nuk është gati për prodhim, siç tregon vetë fjala "koncept".
Edhe më zhgënjyese është ajo që fshihet nën kapakun e motorrit - ose, çfarë nuk fshihet nën kapakun e motorrit.
Me keqardhje duhet të njoftojmë se nuk ka asnjë motor V-10 të fuqishëm – vetëm bateri.
Kjo është e vërtetë, koncepti i ri LFA është plotësisht elektrik, dhe Lexus nuk do të shkojë aq larg sa të ndajë ndonjë detaj të performancës ose konfigurimit të baterisë.
Kjo pasi është ende koncept. /Telegrafi/

















































