LAJMI I FUNDIT:

“Një legjendë në ardhje”: Mercedes njofton superveturën elektrike AMG

“Një legjendë në ardhje”: Mercedes njofton superveturën elektrike AMG

Mercedes do të jetë jashtëzakonisht i zënë gjatë dy viteve të ardhshme.

Marka luksoze gjermane synon të nxjerrë në treg 17 automjete elektrike dhe 19 modele me motorë me djegie, përcjell Telegrafi.

Modelet e reja do të përfshijnë sedanë elektrikë C-Class dhe E-Class dhe një G-Class më të vogël.


Por, mund të planifikohet një automjet shumë më i veçantë.

Raportohet se një superveturë do të zbulohet nga mesi i vitit 2025.

Ndërsa raporti flet për një koncept, Mercedes-AMG tashmë mund të lë të kuptohet për një version prodhimi: “Legjenda e ardhshme është tashmë në përgatitje”. /Telegrafi/