LAJMI I FUNDIT:

Një koleksion ëndrrash, Chanel na e bëri më të lehtë që të dukemi bukur edhe gjatë ditëve me shi (Foto, Video)

Një koleksion ëndrrash, Chanel na e bëri më të lehtë që të dukemi bukur edhe gjatë ditëve me shi (Foto, Video)
PARIS, FRANCE - OCTOBER 03: Kaia Gerber (R) and models walk the runway during the Chanel show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Spring/Summer 2018 on October 3, 2017 in Paris, France. (Photo by Dominique Charriau/WireImage)

Falë Karl Lagerfeld tashmë do të keni fustane që ju mbrojnë nga shiu i rrëmbyeshëm.

Në sfilatën e modës të Chanel në Paris, dizenjuesi paraqiti një koleksion me veshje kundër shiut, duke filluar nga çantat, kapelat, aksesorëve për flokë, mushamave, por ato që vodhën vëmendjen e të gjithëve ishin pikërisht çizmet.


Ato ishin sjellë në gjatësi të ndryshme, të përbëra nga pothuajse totalisht nga materiali plastmasi, përveç pjesës së përparme të gishtave dhe të thembrës të cilat ishin të bardha ose të zeza e ku shkruhej thjesht “Chanel”.

Sigurisht një koleksion i tillë i realizuar në mënyrë të përsosur është sjellë deri në detaje tek ndjekësit e rregullt të modës.

Skena ishte ndërtuar poshtë një ujëvare, e cila përveç se ishte shumë qetësuese si sfond, e përcillte më së miri qëllimin e shtëpisë së modës.

Gjatë ditëve me shi ajo që të gjithë dëshirojmë është që të ndihemi të bukur, por edhe shumë me stil.

Chanel dhe Karl Lagerfeld e kanë kuptuar më së miri këtë dhe sapo na bën realitet një ëndërr tonën.