Një Jurgen Klopp me zemër të thyer reagon emocionalisht ndaj lëndimit të Harvey Elliott, derisa tregon për gjendjen e lojtarit
Jurgen Klopp shfaqi një figurë jashtëzakonisht emocionale teksa reagoi ndaj lëndimit të rëndë të Harvey Elliott dhe dha një përditësim për gjendjen e talentit të Liverpoolit.
Elliott pësoi një lëndim të rëndë pas një ndërhyrje nga Pascal Struijk, i cili mori një karton të kuq më pas.
Trajneri i tij tani ka marrë parasysh incidentin dhe thotë se mesfushori yll pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës.
Klopp me zemër të thyer i tha Sky Sports: "Harvey është një lojtar i shkëlqyer - ai tani është jashtë dhe ne do ta presim”.
"Unë mund ta shihja këmbën e tij - të gjithë ishim të tronditur. Kjo është ajo”.
"Është një lëndim i keq. Kavilja e këmbës - ajo u lakua e gjitha. Ai tani është në spital", ka shtuar ai më tej.
Mbetet të shihet se sa do të mungojë Elliott, por që duket se sezoni për të ka përfunduar para kohe. /Telegrafi/






























