LAJMI I FUNDIT:

Një Inter i pamposhtur në Ligën e Kampionëve, fiton si mysafir i PSV-së

Një Inter i pamposhtur në Ligën e Kampionëve, fiton si mysafir i PSV-së
Radja Nainggolan duke e festuar golin e tij ndaj PSV-së me Mauro Icardin (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Se Interi i ka munguar Ligës së Kampionëve e tregojnë edhe rezultatet e skuadrës zikaltër.

Pas Tottenhamit, italianët kanë fituar edhe ndaj PSV Eindhoven me rezultat 1-2 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Pas disa rasteve për gol nga të dy anët, goli i parë në takim u shënua nga Pablo Rosario (27′), i cili me një gjuajte nga 25 metra e la Samir Handanovicin të pashpresë.


Festa te goli i Radja Nainggolan ndaj PSV-së (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli zikaltrit kishin disa shanse, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Radja Nainggolan në minutën e 44-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 50-të Gaston Pereiro goditi shtyllën, ndërsa dhjetë minuta më vonë Mauro Icardi i dha epërsinë skuadrës së tij.

Dy ndeshje në LK, dy gola nga Mauro Icardi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Samir Handanovic bëri dy super pritje në minutën e 80-të dhe deri në fund më nuk kishte ndonjë shans serioz për gol.

Pas kësaj fitore Interi vazhdon në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq sa Barcelona në vendin e parë për shkak të goldallimit më të mirë. PSV dhe Tottenhami vazhdojnë pa asnjë pikë në Grupin B.

Në ndeshjen e ardhshme skuadra e Luciano Spallettit udhëton te Barcelona, ndërsa PSV pret Tottenhamin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6uobz0

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1047573971540082689

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1047582174994685953

Në trend Sport

Më shumë
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori