LAJMI I FUNDIT:

Një hetues i Policisë sulmohet fizikisht në Gjilan

Një hetues i Policisë sulmohet fizikisht në Gjilan

Një zyrtar policor është sulmuar dje pasdite në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan.

Zyrtari policor i cili është pjesë e njësitit të hetimeve në Stacionin kryesor të Policisë në Gjilan, ka qenë duke ecur rrugës kur sulmuesi i tij me inicialet M.K.SH. e ka goditur me grusht hekuri në fytyrë.

Polici ka arritur të mbajë të dyshuarin dhe të ndalojë atë derisa njësia patrulluese ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të arrestuar atë.


Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka treguar se polici ka marrë disa lëndime në fytyrë dhe se rasti është duke u hetuar tutje.

“Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ndaj tê dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti në Prokurorinë Themelore”, ka thënë ai për KosovaPress.

Hashani nuk ka treguar tutje nëse sulmi ndaj hetuesit vjen si pasojë e ndonjë rasti të cilin ka qenë duke e hetuar apo nëse lidhet me punën e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori