Një grua u përpoq të filmonte një qen duke parë shiun, reagimi i tij do t'ju bëjë të qeshni

Kylie Dilly është pronare e një qeni shumë të bukur, dhe së fundmi ka ndarë në profilin e saj në TikTok një video të këndshme të kafshës së saj shtëpiake.
Kur një pasdite retriveri i saj po qëndronte shtrirë jashtë duke parë shiun, Kylie mendoi ta filmonte ndërsa po shijonte momentin, dhe vendosi kamerën përpara tij teksa ai po shikonte nga oborri – pa e imagjinuar fare se ideja e saj do ta trembte.
Kur retriveri më në fund ktheu kokën nga kamera, u tremb dhe u hodh pak, më pas filloi të shikonte imazhin e vet në kamerë dhe në fund u ngrit dhe u largua.
Reagimi bëri shumë për të qeshur Kylie, e cila nuk ndalonte së qeshuri, por edhe shumë përdorues të TikTok-ut që e panë videon.
Brenda vetëm një dite, videoja u bë virale, me 3,2 milionë shikime dhe më shumë se gjashtë mijë pëlqime. /Telegrafi/
@kyliedillydilly Please watch the whole video 😂 #goldenretriever #dog #jumpscare #fyp
































