Me një fotografi nga anija ku e xhiroi klipin me Don Xhonin, Enca i gëzohet suksesit të duetit

“Break Down” është bashkëpunimi më i fundit i Enca Haxhisë, të cilin e ka sjellë me reperin nga Kosova, Don Xhoni.
Dueti i dyshes ka rezultuar mjaft i suksesshëm duke pëlqyer në masë të madhe nga fansat e muzikës së tyre.
Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në YouTube më 29 korrik dhe një javë pas lansimit ka kaluar shifrën prej katër milionë shikimesh.

Nuk ka dyshim që Enca i është gëzuar këtij suksesi dhe me këtë rast e ka publikuar një fotografi nga periudha e xhirimit të klipit.
Theksojmë se në këtë video muzikore nuk kanë munguar edhe skenat provokuese, në të cilat është paraqitur këngëtarja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/08/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































