Një familje thuhet se ka përjetuar një takim të papritur me një arush të ri në Liqenet e Plitvicës, Kroaci.

Arushi kaloi papritmas përpara tyre dhe u ngjit në një kodër vetëm rreth 2 metra larg.


Ai qëndroi në këmbët e pasme dhe i vëzhgonte me kureshtje.

Bashkëshortët dhe vajza e tyre 3-vjeçare mbetën pa fjalë për një moment, të mahnitur nga pamja.

Vajza i dha një nuancë të veçantë takimit, duke thënë me entuziazëm se “arushi po kërkon shoqen e tij Mashën“.

Ky takim i papritur me natyrën ishte një përvojë e paharrueshme për të gjithë. /Telegrafi/