Karriera e tij filloi në moshën e re si gjashtë vjeçare dhe në Suedi askush nuk dyshonte tek talenti i tij i madh.
Fjala është për futbollistin nga Kosova, Astrit Hajdari por që u detyrua ta ndërrojnë mbiemrin pasi babai i tij ishte futbollist në ish-Jugosllvai dhe ia bënë Ajdarevic.
Astriti karrierën e filloi në klubin lokal Rinia IF dhe më vonë u bashkua me skuadrën e njohur suedeze Falkenbergs.
Ishte vetëm një djalë i ri por që i bëri të gjithë për vete në Suedi falë talentit të madh që posedonte.
Ai arriti të bind edhe gjigantin anglez Liverpool, skuadër e cila pagoi 1,200,000 euro për transferimin e tij në vitin 2006.
Futbollisti prishtinas qëndroi tri vite në Liveerpool, mes huazimeve nëpër skuadra tjera angleze si Leicester City apo Hereford.
Shqiptari nga Kosova kishte marrë pasaportën suedeze dhe kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë deri në ekipin U23.
Tani në moshën 27-vjeçare, Astriti për herë të parë do ta vesh edhe fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, pasi ka marrë ftesë nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë më 13 nëntor.
Në një intervistë Ekskluzive për Telegrafin, Ajdarevic flet për ftesën e ardhur dhe si vendosi t’i thotë po Shqipërisë.
“Kam qenë i ri, ka pasur edhe më herët kontakte por tani është koha e duhur. E rëndësishme është që tani kam marrë ftesën deh do të luaj me Kombëtaren, më mirë vonë se kurrë”, thotë Astriti për Telegrafin.
27-vjeçari thotë se ka dëgjuar zemrën e tij para se të vendoste për t’i thënë po kuqezinjve.
“Te Shqipëria nuk jam duke ardhur për para ose famë, te Shqipëria vendosa të vij pasi dëgjova zemrën time. Dua të jap më të mirën time për Kombëtaren dhe për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës”, u shpreh mesfushori shqiptar.
Astriti thotë se është i gatshëm sa herë që Shqipëria ka nevojë për shërbimet e tij.
“Unë jam i gatshëm gjithmonë për të dhënë më të mirën për vendin tim. Të luaj me Kombëtaren është një ëndërr që po bëhet realitet dhe mezi pres një gjë të tillë”, vazhdoi tutje për Telegrafin Astriti.
Karriera e Astriti ka filluar në moshë të re dhe futbollisti ka bërë karrierë në shumë klube të ndryshme.
Klubi aktual AEK Athinë, është klubi i 10-të në karrierën e Astritit, që më parë ka luajtur edhe me Falkbenbergs, Liverpool, Leicester City, Hereford, Orebro, Norrkoping, Charlton Athletic, Standart Lutich dhe Helsingborgs.
Në Lojërat Olimpike të Brazilit, Astriti barti shiritin e kapitenit për Suedinë dhe deklaratat e tij bënë bujë të madhe në media pasi nuk pranonte të këndonte himnin para ndeshjes.
“Jam krenar që kam bartur shiritin e kapitenit te Suedia, por himnin nuk kam mundur ta këndojë pasi unë jam shqiptarë. Edhe pse në Suedi u bë shumë zhurmë për atë që kam bërë megjithatë nuk jam pishman, pasi ngado që kam shkuar me krenari të madhe kam treguar prejardhjen time”, thotë Astriti për Telegrafin.
Ish-anëtari i Liverpoolit flet edhe për përvojën e tij në Angli me 18 herë kampionin anglez.
“Kam kaluar tri vite të mrekullueshme në Liverpool. Ka qenë përvojë e jashtëzakonshme të luaj dhe stërvitem me kampionë të mëdhenj. Shkova si fëmijë me 16 vite mbi supe dhe u largova si burrë”, vazhdon tutje Astriti.
Prishtinasi thotë që përvojën e fituar nëpër kampionatet e ndryshme evropiane synon ta afrojë në Kombëtaren e Shqipërisë për shtatë ose tetë vitet e ardhshme.
“Nëse jam në formë të mirë, besoj që këtë përvojë që e kam fituar deri më tani do ta shkrijë në Kombëtare në shtatë apo tetë vitet e radhës”.
Në fund ylli i ri i Shqipërisë ka folur edhe për karrierën e tij tek gjiganti grek, AEK Athinë.
AEK aktualisht është në pozitën e tretë në tabelë me vetëm dy pikë larg kreut ku synojnë titullin e kampionit.
“Në fillim kam luajtur më shumë ndërsa tani më pak por e rëndësishme është që klubi po ecën mirë”.
“Synimi ynë është që të marrim titullin e kampionit në Greqi dhe nëse ndodh një gjë e tillë do të ishte shumë bukur pasi AEK është një skuadër e madhe me tifozëri fantastike”.
“Edhe në Evropë jemi duke kaluar mirë, pasi ndodhem në grup me skuadra të mëdha si Milan, Rijeka e Austria Vjena ku ende nuk kemi pësuar humbje dhe nëse kalojmë tutje do të jetë shumë mirë”, tha Ajdarevic.
Mesfushori shqiptar pritet të grumbullohet me Kombëtaren e Shqipërisë ditën e hënë në Antalya.
Ai pritet të ketë minuta nga trajneri Christian Panucci në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj