“Një ditë shumë e vështirë për mua, ndjenjë trishtimi tek të gjithë”, Florentino Perez me super fjalim në lamtumirën e Benzemas

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka zgjedhur fjalët më të mira në një fjalim të gjatë në lamtumirën e sulmuesit Karim Benzema pas 14 vitesh te Los Blancos.
Sot (e martë) në ambientet e klubit të Real Madridit u mbajt ceremonia e lamtumirës së sulmuesit francez, Benzema, i cili fitoi plot 25 trofe me klubin mbretëror.
Në hapje të ceremonisë ishte presidenti Perez, i cili mori fjalën duke e falënderuar për gjithçka Benzemën.
“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua, në të cilën më vijnë në mendje kujtimet dhe emocionet e jetuara në 14 vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Perez.
“Që nga njoftimi i lamtumirës së Karimit, kam parë një ndjenjë të madhe trishtimi te madrilenët dhe tifozët e futbollit që janë prekur nga magjia e një futbollisti si Karim”.
“I dashur Karim, ti je bërë njëri nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ne të kemi parë të bësh gjëra të pabesueshme me fanellën tonë në të gjithë botën. Dhe asnjë madridist nuk do ta harrojë kurrë këtë. Jemi të gjithë shumë krenarë për ty”.
💬 Florentino Pérez: "Llegaste siendo casi un niño y te vas convertido en uno de nuestros grandes mitos. Tu leyenda durará para siempre como una bella historia de amor entre @Benzema y el Real Madrid". #GraciasKarim pic.twitter.com/AHlHLDKNWE
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 6, 2023
“Ti erdhe shumë i ri dhe je bërë një simbol dhe një nga legjendat tona të mëdha. Mënyra jote e të kuptuarit të futbollit, golat e tu… Ke arritur të na lëvizësh. Ke qenë dhe je një futbollist ndryshe. Disave iu desh kohë për të të kuptuar…”.
“Ju keni mbrojtur vlerat e Madridit. Ju keni qenë shembull në gjithçka. Sot largoheni nga Madridi me dashurinë e gjithë botës. Këtu keni kapërcyer shumë pengesa. Ju keni ditur të kapërceni presionin e asaj që është të luash në klubin më të mirë në botë”.
“I dashur Karim, sot është gjithashtu një ditë për t’u lumturuar. Ju hyni në historinë e Real Madridit si një nga mitet e mëdha. Ju keni arritur gjithçka..Askush nuk ka fituar më shumë se ju në Real Madrid”.
🤍 @Benzema 🤍
🏆 25 trophies
1️⃣ Ballon d'Or
🌟 14 seasons#GraciasKarim pic.twitter.com/Xz8TPKegLP— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 6, 2023
“Ju e përfundoni kohën tuaj në Real Madrid me Topin e Artë. Të dashur miq, sot po largohet një nga futbollistët më të jashtëzakonshëm në historinë tonë”.
“Karim, ti ke qenë shembull i sjelljes dhe profesionalizmit në klubin tonë. Si president më duhet të të them se gjatë gjithë këtyre viteve nuk do të dija të vendosja një “por” në sjelljen tënde. Ti ke fituar të drejtën për të vendosur fatin tuaj. Një e ardhme që ju takon vetëm juve dhe ne duhet ta respektojmë atë”.
“Benzema, ti je shembull për të gjithë fëmijët, pavarësisht nëse luajnë futboll apo jo. Ti ke fituar të drejtën për të zgjedhur fatin tënd. Ne vetëm mund ta respektojmë atë”.
“Faleminderit, Karim, për këtë histori dashurie futbollistike që tashmë kemi jetuar së bashku dhe që tashmë është e përjetshme” , e mbyll fjalën e tij presidenti i Real Madridit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe