LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion nga Maqedonia do të marr pjesë në ceremoninë e kanonizimit të Nënë Terezës

Një delegacion nga Maqedonia do të marr pjesë në ceremoninë e kanonizimit të Nënë Terezës

Një delegacion shtetëror dhe kishtar, i udhëhequr nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nesër do të marrë pjesë në ceremonië e kanonizimit të Nënës Terezë në Vatikan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ceremonia do të mbahet në sheshin “Shën Pjetri”, ndërsa në të kreu i Kishës katolike Papa Françesku do ta shpallë Nënën Terezë për Shenjtore.


Vend të posaçëm në solemnitetin do të kenë Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Indisë, si vende të lindjes, prejardhjes dhe misionit të saj.

Presidenti i Maqedonisë nesër në mbrëmje do të merr pjesë edhe në hapjen solemne të ekspozitës së fotografive dhe teksteve të lidhura me jetën dhe veprën e Nënës Terezë – Santa di Skopje, Santa del mondo në kishën “Shën Stanisllav”.

Nënë Tereza ka qenë fituese e Çmimit Nobël për paqe, ndërsa karakteri i saj çudibërës ka qenë i pranuar nga Kisha katolike. Ceremonia e lumturimit të Nënës Terezë, që është një hap para shpalljes për Shenjtore, është mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri” në vitin 2003, ku morën pjesë mbi 300.000 mijë besimtarë. Me shërbimin solemn udhëhoqi kreu i atëhershëm i Kishës katolike Papa Xhon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Boris Trajkovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori