Një burrë vrau dy fëmijë dhe më pas u fut brenda një shtëpie, ku dyshohet se mbante peng, këtë të dielë në qytetin e Minneapolis, Shtetet e Bashkuara, sipas autoriteteve.


22

Zëdhënësi i policisë John Elder nuk zbuloi moshat e dy burrave të vrarë por tha se ata "nuk ishin adoleshentë". Me sa duket ata po luanin në dëborë "kur i dyshuari mbërriti në vendngjarje dhe i qëlloi ata të dy" në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale, para se të hynte në një shtëpi në 2700 Avenue Oakland në jug të Minneapolis, qyteti kryesor i Shtet të Minesotës, transmeton Telegrafi.

55

Autoritetet besojnë se "mund të jetë një marrje peng", sipas agjencisë AP.

Shtëpitë në fjalë ishin të rrethuara nga policia, të ndihmuar nga një skuadër e forcave speciale SWAT dhe një ekip negociatorësh. Ndërkohë disa fqinjë u evakuuan nga shtëpitë e tyre, në pritje të një konfrontimi të mundshëm. /Telegrafi/

Capture