LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i verbër nga Kina vizitoi 35 vende në 6 kontinente, madje u ngjit në majën e Kilimanxharos (Foto)

Një burrë i verbër nga Kina vizitoi 35 vende në 6 kontinente, madje u ngjit në majën e Kilimanxharos (Foto)

Kur Chao Shengkang tha se do të udhëtojë nëpër botë, pak njerëz i kanë besuar – për faktin se është i verbër.

Madje disa e kanë përqeshur, por ky 40-vjeçar ua ka dëshmuar se e kishin shumë gabim, transmeton Telegrafi.

Chao Shengkang ka vizituar hiq më pak se 35 vende në 6 kontinente dhe është ngjitur në majën e Kilimanxharos, duke u bërë kështu personi i parë i verbër nga Kina që është ngjitur.


I lindur në qytetin Huaibei në provincën kineze Anhui, Chao kishte pësuar aksident trafiku kur ishte 8-vjeç dhe brenda pak muajve humbi të shikimin.

Në prill të vitit 2012 për herë të parë kishte udhëtuar jashtë vendi, dhe për 24 ditë ka vizituar Kamboxhian, Tajlandën, Vietnamin dhe Laosin. Sipas tij njerëzit ishin shumë të sjellshëm me të.

Ndërkaq edhe pse nuk dinte gjuhën angleze, arriti t’i vizitojë shumë vende tjera të botës, ku pati rastin të njoftohet me kulturën dhe traditën e atyre vendeve.

“Nganjëherë frikësohemi pa nevojë. Nëse besoni se diçka mund të bëni, atëherë padyshim se do t’i arrini. Disa njerëz dorëzohen në gjysmë të rrugës, pasi mendojnë se janë lodhur shumë, por unë arrita të ngjitem në Kilimanxharo”, ka deklaruar Chao. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori