Një burrë i vë flakën një zone të regjistrimit, dëmton me çekiç ekranet digjitale – pamje të kaosit të krijuar në Aeroportin Malpensa të Milanos

Një incident i rëndë ka ndodhur në Aeroportin Malpensa të Milanos, ku një zjarr shpërtheu në Terminalin 1.
Sipas raportimeve, zjarri nisi pasi një burrë i vuri flakën një koshi plehrash dhe më pas dogji një zonë të regjistrimit duke përdorur lëng të ndezshëm.
Sipas mediave lokale, ai gjithashtu dëmtoi me çekiç ekranet regjistrimit dhe të informacionit.
Si pasojë, një tym i dendur mbushi terminalin, duke detyruar autoritetet të mbyllin një pjesë të tij dhe pasagjerët të prisnin jashtë.
Ndërkohë, policia kufitare arriti në vendngjarje dhe arriti ta neutralizojë autorin.
Punonjës të sigurisë së aeroportit ndihmuan në fikjen e flakëve ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar motivet e sulmit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































