Një baba ka ndryshuar ligjërisht gjininë në një përpjekje për të fituar kujdestarinë e dy vajzave të tij të vogla pas një ndarjes nga gruaja e tij.

René Salinas Ramos, 47 vjeç, tani njihet si femër në dokumentet zyrtare në vendlindjen e tij Ekuador – pavarësisht faktit se ai ende identifikohet si një mashkull në jetën e tij të përditshme.


Babai i dëshpëruar pretendoi se ai mori vendimin drastik për shkak të sistemit të drejtësisë në vendin e tij, për të cilin ai tha se në rastet e kujdestarisë janë nënat ato që përfitojnë zakonisht, raporton NY Post, transmeton Telegrafi.

Jam Press JMP270425

“Të qenit baba në këtë vend, pra në Ekuador, dënohet dhe unë shihem vetëm si ofrues i gjësendeve dhe parave”, tha Ramos për gazetën lokale La Voz del Tomebamba, duke shtuar: "Ajo që unë kam kërkuar është të jap dashurinë dhe mbrojtjen që një nënë mund t'u japë fëmijëve të saj".

Ramos pretendoi se vajzat e tij aktualisht jetojnë në një mjedis abuziv me nënën e tyre – dhe pretendoi se ai nuk i kishte parë vajzat e tij për më shumë se pesë muaj.

“Ligjet thonë se ajo që ka të drejtë është gruaja. Në këtë moment jam femër. Tani jam edhe nënë, kështu e konsideroj veten”, tha Ramos për mediat e mbledhura jashtë zyrës së Regjistrit Civil të qytetit të Cuenca më 30 dhjetor.

“Jam shumë i sigurt për seksualitetin tim. Ajo që kam kërkuar është që dua të jem nënë, që të jap edhe dashurinë dhe mbrojtjen e një nëne”, deklaroi tutje ai. /Telegrafi/