Një 16 vjeçare bëhet nënë në minutat e parë të 2015-ës

Mjeku kujdestar në Gjinekologji të QKUK-së, Naser Berisha, ka treguar për KosovaPress se të dyja janë në gjendje të mirë.
Vajza e 16 vjeçares ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramëve.
Berisha ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë qenë 16 lindje. Ndërkaq, Myrvete Paqarada, drejtoreshë e Gjinekologjisë, ka treguar se vitin 2014 në Gjinekologji kanë lindur 2290 nëna.
“Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë vdekje të nënave. Vitin e filluam mbarë me një vajzë të bukur prej një nëne të re 16 vjeçare. Përndryshe gjatë vitit të kaluar kemi pasur edhe 4080 operacione të ftohta”, ka thënë ajo.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































