Personat e moshuar me pak vitaminë D në gjakun ë tyre mund të kenë më shumë gjasa të preken nga demenca dhe sëmundja Alzheimerit se sa ata me më shumë vitaminë D, thuhet në një analizë të re.
Hulumtuesit kanë përdorur të dhëna nga një studim ekzistues i rrezikut të sëmundjeve të zemrës në mesin e 1.658 të të moshuarve. Kur studimi filloi në vitin 1993, asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishin demencë, sëmundje të zemrës apo sulm në tru dhe të gjithë dhanë mostra të gjakut për analiza, të cilat ishin ruajtur më pas në një laborator në Universitetin e Vermontit.
Në vitin 2008, hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit i ritestuan mostrat për qarkullimin e niveleve të vitaminës D. Shumica e njerëzve në studim kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D në mostrat e gjakut të tyre, të përcaktuara si të paktën 50 nanomol të vitaminës për litër të gjakut (nmol/L).
Por rreth 30 për qind e njerëzve kishin më pak se kaq: 419 njerëz kishin mungesë, me më shumë se 25 nmol/L, por më pak se 50, dhe 70 persona kishin "mungesë serioze," me më pak se 25 nmol/L.
Deri në vitin 1999, 171 njerëz në studim ishin prekur nga demenca, duke përfshirë 102 raste të sëmundjes Alzheimer. Njerëzit të cilët kishin mungesë serioze të vitaminës D në fillim të studimit kishin më shumë se dy herë të ngjarë të zhvillojnë demencë në vitet e ardhshme se sa njerëzit me nivele të mjaftueshme.
"Studimi nuk ofron ndonjë këshillë specifike për të moshuarit në lidhje me statusin e vitaminës D”, ka thënë Cynthia Balion nga Canadian Longitudinal Study on Aging dhe një biokimiste klinike në Hamilton Regional Laboratory Medicine Program në Ontario. Ai vetëm tregon se ka të dhëna për ta mbështetur rëndësinë e saj në funksionin kognitiv, por provat terapeutike nevojiten për ta përcaktuar rëndësinë e saj klinike.
David Llewellyn, autor i këtij studimi, pajohet me këtë. “Përveç suplementeve, aplikimi i një diete të ekuilibruar, duke e përfshirë vajin e peshkut dhe ecjen në ambient të hapur si pjesë e një jetese aktive, mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të vitaminës D", ka thënë ai. "Në rrezik absolut sipas këtij studimi është diku midis 5 dhe 12 për qind", ka shtuar Ballon. Vetëm 10 për qind e grupit zhvilluan demencë, gjë që u rrit në 15 dhe 22 për qind tek njerëzit me mangësi dhe mangësi serioze të vitaminës D.
"Ende nuk e dimë me siguri se si ta zvogëlojmë rrezikun nga demenca", ka thënë Llewellyn. "Megjithatë, njohuritë tona aktuale sugjerojnë se një dietë e ekuilibruar e stilit mesdhetar e pasur me vaj peshku, stërvitjet me intensitet të moderuar dhe menaxhimi i kujdesshëm i diabetit, tensionit të lartë të gjakut dhe depresionit mund të ndihmojnë".
"Artikulli ynë në ‘The Lancet’ ka treguar se niveli i ulët i vitaminës D do të jetë më shumë një pasojë e proceseve inflamatore sistemike të cilat janë të zakonshme në shumë gjendje kronike, sëmundje infektive, plakje, demencë dhe madje edhe depresion", ka thënë Autier. "Proceset inflamatore janë të përfshira fuqishëm në sëmundjen Alzheimer, dhe këto procese mund të jenë të pranishme shumë para se sëmundja Alzheimer të jetë kIinikisht e detektueshme".
I vetmi studim i rastësishëm i cili ka studiuar nivelet e vitaminës D dhe demencës nuk ka gjetur ndonjë lidhje shkakësore, vuri në duke ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania