LAJMI I FUNDIT:

Nisma thotë se s’do ta votojë qeverinë Kurti

Nisma thotë se s’do ta votojë qeverinë Kurti

Nisma Socialdemokrate thotë se nuk do ta votojë qeverinë në krye me Albin Kurtni, e cila pritet të dalë për votim në Kuvend të hënën.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.

Ai ka thënë për KP se deputetët e partisë së Fatmir Limajt, nuk do të votojnë pro qeverisë Kurti.


Po ashtu ai ka thënë se Nisma nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës, duke shtuar se kjo nuk do të ishte zgjidhje e mirë për vendin.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se ia vlen të formohet një qeveri e pakicës.

“Ky është mendimi i imi krejt personal dhe po të isha deputet në Kuvendin e Kosovës, vota ime do të shkonte për Qeverinë e pakicës së majtë. Bile në ketë rast u bëjë thirrje deputetëve të orientimit të majtë, nëse ka, që t’i bashkojnë votat për Qeverinë e pakicës”, ka shkruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori