Anëtarja e Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se këto ditë nuk ka pasur festë për ta, duke shtuar se po zhvillojmë takime me qytetarë mbarë vendit.
“Jemi në terren nuk ka pasë pushim. Kohëve të fundit jemi në terren. Dega e Gjilanit po fuqizohet, ka pasë aderim sikur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, në të gjitha qytetet e mëdha”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka thënë se çdo herë kanë qenë të gatshëm për zgjedhje, sikurse që janë edhe tash sipas saj.
“Nisma ka qenë e gatshme dhe në këtë moment jemi të përgatitur. Nisma do të dalë edhe më e fuqishme sesa në zgjedhjet e kaluara. Është frymë që po përqafohet nga qytetarët. Vazhdimisht kemi punuar më aktivistët tanë. Fryma që po përçon kryetari Fatmir Limaj te qytetarët i duhet vendit. Këto dy vjet jo vetëm që Nisma është rrit, por puna e bërë në Qeveri është shembull për të gjithë të tjerët që është bërë përmes ministrave tanë. Vendimet e tre ministrave tanë në qeveri kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve”.
“Vazhdimisht jemi në takim me anëtarët dhe kryesitë dhe mendimi i tyre është që të shkojmë vet në zgjedhje. Shumë palë zgjedhje kemi kaluar dhe kemi dalë më të fuqishëm çdoherë. Ka pasë periudha që kanë dëshmuar se Nisma është faktor – Nisma është faktor pa të cilën nuk mund të merren vendime të mëdha. Në zgjedhjet e kaluara kemi pasë tetë deputetë. Synimi ynë është të kemi dhjetë, por shpresoj që qytetarët të vendosin që ta bëjnë ndryshimin”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
Për mundësinë e bashkëpunimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme ajo ka theksuar se si subjekt politik janë të përshtatshëm për të gjitha partitë, duke e dhënë edhe arsyen për këtë.
“Gjuha e Limajt është e pranueshme për të gjitha partitë sepse të gjithave partive u kemi qëndruar në fjalë. Nuk kemi mos preferencë të bashkëpunimit me AAK. Strukturat janë ato që vendosin për bashkëpunim. Limaj është i vetmi lider që e ka mbajtur fjalën ndaj partnerëve”.
“Për vijat e kuqe, nuk flitet për koalicion me PDK-në. Qëndrimi i Limajt ka qenë që të japim mundësinë Nisma për të shkuar vetëm në zgjedhje. Koalicion parazgjedhor nuk do të ketë me PDK-në, ky është qëndrimi i tij”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa