Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar për fillimin e punimeve për rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjen “2 Korriku”.

Sipas tij, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur ndërhyrjet në këtë zonë, ku aktualisht po zhvillohen punime për asfaltimin e rrugës “Bekim Muhaxheri”.


“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen ‘2 Korriku’ në Prizren, ku aktualisht po asfaltohet rruga ‘Bekim Muhaxheri’”, ka shkruar Totaj.

Ai ka theksuar se ky projekt është pjesë e angazhimit të komunës për përmirësimin e infrastrukturës urbane.

“Ky investim është pjesë e angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët”, ka shtuar ai. /Telegrafi/