LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° clearsky_day

Nisin punimet për asfaltim, rruga Prizren-Prevallë mbyllet deri me 25 shtator

Nisin punimet për asfaltim, rruga Prizren-Prevallë mbyllet deri me 25 shtator

Punimet për asfaltimin e rrugës nga Prizreni në drejtim të Luginës së Lumbardhit kanë nisur të hënën nga dalja e qytetit në lagjen Ralin. Gjatë zhvillimit të këtyre punimeve, sipas njoftimit të MMPHI-së, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve deri me 25 shtator.

“Ju njoftojmë se do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge. Mbyllja e këtij segmenti përfshinë lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja Marashi) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokvicë. Mbyllja e rrugës për qarkullimin e automjeteve do të bëhet nga 23-25 shtator 2024, në intervalin kohor nga ora 9.00  deri në ora 17.00”, thuhet në njoftimin e MMPHI-së.


Ndërkaq drejtori i shkollës në fshatin Mushnikovë, Sedat Bajrami ka njoftuar se të hënën në këtë shkollë nuk do të zhvillohet procesi mësimor si pasojë e mbylljes së rrugës për qarkullimin e automjeteve.

“Duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e mësimdhënësve të shkollës sonë udhëtojnë nga Prizreni në Mushnikovë, po ju informoj që ditën e hënë, më 23 shtator, nuk  do të mbahet mësim”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo ditë e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet të shtunën. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori