LAJMI I FUNDIT:

Kurti ia prezanton QUINT-it gjashtë pikat e Asociacionit dhe shpreh gatishmërinë për takime të radhës në Bruksel

Kurti ia prezanton QUINT-it gjashtë pikat e Asociacionit dhe shpreh gatishmërinë për takime të radhës në Bruksel

E plotësuar: Ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, dhe kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Theksohet se Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.


Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

Kurti po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorët e shumë shteteve prezente në Kosovë.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim janë ata të QUINT-it (ShBA, Britani, Francë, Gjermani, Itali), por edhe disa amabasadorë të tjera.

Kurti para gazetarëve tha se gjatë ditës do të takohet edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, por nuk tregoi se çka do të bisedohet.

“E kemi një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar nga Qeveria, pastaj e kemi një drekë punë më emisarin e veçantë Miroslav Lajçak”.

“Ajo se çka do të diskutohet, do të iu tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti, i pyetur nga gazetarët pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori