LAJMI I FUNDIT:

Kurti kërkon nga deputetët të votohet buxheti për shkak të situatës

Kurti kërkon nga deputetët të votohet buxheti për shkak të situatës
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës ka nis seancën e jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet Projektligji për buxhetin e vitit 2020.

Seanca nisi me mocion procedural për shmangie të rregullores dhe afatet e parapara.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se kjo po bëhet për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi.


Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, u ka kërkuar deputetëve të flasin nga vendet ku janë ulur.

“Kjo sallë nuk i respekton kërkesat e IKSHP-së për distancë nga njëri-tjetri. Ndoshta një sugjerim që të flisni nga vendet e juaja sepse tash një deputet e përdori foltoren. Kjo sallë është dezinfektuar sot në mëngjes. Po shpresoj që sa më afër në qëndrime për miratim të buxhetit”, tha Osmani.

Kurse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë buxhet, ku sipas tij kjo po bëhet duke e parë gjendjen e tanishme.

“Nuk do të donim të bëhej gjithcka brenda një dite, meqë nuk ka garancion që mund të mbahen seanca në ditët në vijim, sepse se dijmë cfarë do të ndodh me përpahjen e Coronavirusit. Në vitin 2013, buxheti është miratuar në ditën e fundit. Duke pasur këtë rrethanë që gjindemi, unë ju ftoj që ta miratojmë këtë buxhet. Janë mbi 300 milionë euro shpenzime. Nuk është buxhet i ri ashtu siç është qeveria e re”, tha Kurti.

Selimi ka kërkuar një pauzë disa minutshe që të konsultohet me shefat e grupeve të tjera parlamentare që ta bëjnë një konsultë lidhur me mocionin për buxhetin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Kalo në kategori