Nis numërimi për golin e parë të Kylian Mbappe me Real Madridin – si dolën yjet e tjerë të sulmit ndër vite te mbretërit
![Nis numërimi për golin e parë të Kylian Mbappe me Real Madridin – si dolën yjet e tjerë të sulmit ndër vite te mbretërit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot-2024-08-14-192751-780x439.png)
Gjatë historisë së Real Madridit ka pasur golashënues që janë legjenda të klubit dhe të futbollit botëror. Tani radha e Kylian Mbappe, i cili këtë epitet në vitet e fundit e ndan me Eling Haaland, si golashënuesit më të mirë në planet.
Ai prezantohet me 331 golat e tij zyrtarë në elitë me skuadrat e Monacos dhe PSG-së, si dhe Kombëtaren e Francës. Në Madrid mbërrin një makineri golashënuesi që mban numrin 9 në shpinë, numrin ‘par excellence’ të shënuesve. Ai i Di Stefanos, Santillanas apo Hugo Sanchezit.
Stadiumi Kombëtar në Varshavë do të jetë vendi ku Mbappe do të fillojë të luajë si futbollist i Real Madridit. Ai do ta bëjë këtë në një ndeshje zyrtare dhe me një titull në lojë.
Kjo është diçka e re në historinë e top lojtarëve më të mirë që kanë veshur fanellën e bardhë. Ka nga ata që shënuan në debutimin e tyre që përkon me një ndeshje zyrtare, por nuk ka raste që të përjetojnë minutat e para me Real Madridin në një finale.
Sepse Kylian nuk ka arritur të luajë në ndeshjet parasezonale me Real Madridin. Ai iu bashkua skuadrës në datën 7 dhe Atalanta do të jetë rivali i tij i parë, skuadra e parë kundër së cilës do të tentojë të nis me golat e tij si madrilen.
Nga debutimi si i Ronaldo da Lima, tek ai i Anelkas
Ka disa 9-sha ose golashënues të mëdhenj që kanë kaluar kah Los Blancos, të cilët shënuan menjëherë sapo mbërritën.
Në krye të të gjithëve, Ronaldo Nazario. U desh të prisnim nëntë ndeshje dhe deri në muajin tetor për të parë në fushë Fenomenin, nënshkrimin e madh të verës së vitit 2002 dhe pritja u shndërrua në ekstazë në Santiago Bernabeu.
Më 6 tetor, kundër Alavés, topi i parë dhe prekja e brazilianit përfundoi në portë. Në 27 minutat e para me Real Madridin, ai shënoi dy gola.
Në anën tjetër të asaj kulle me sulmues yjesh që mbërritën në Real Madrid, shfaqet një bashkatdhetar i Mbappes, Nicolas Anelka.
Ai kaloi te Real Madridi në verën e vitit 1999 për 33 milionë euro, por koha e tij në Real Madrid nuk ishte e madhe. U desh të vinin Krishtlindjet dhe 20 ndeshje për të parë golin e tij të parë me fanellën Los Blancos.
Debutimi i papritur i Di Stefanos
Nëse numri 9 ka peshën që ka në Real Madrid, kjo është falë lojtarit më të madh në historinë e tij: Alfredo di Stéfano. Debutimi i tij për Madridin ishte më 23 shtator 1953, kundër Nancy në Chamartín.
Ai ishte i lodhur nga udhëtimi sepse mbërriti në Madrid në mëngjesin e lojës me makinë nga Barcelona, nuk kishte luajtur për një kohë të gjatë, mezi ishte stërvitur siç duhet muajt e fundit. Ai luante i rrethuar nga lojtarë që mezi i njihte. Nga stërvitja e javës së kaluar, padyshim që loja e tij ishte e dobët, por ai shënoi me kokë golin e dytë të humbjes 2-4 të bardhezinjve.
Me pesë ose gjashtë kilogramë mbi peshën e tij ideale, e cila ishte 74, i hutuar dhe i mungonte pothuajse gjithçka, katër ditë më vonë Di Stéfano u kthye për të luajtur në Chamartín.
Këtë herë ishte debutimi i tij në një ndeshje zyrtare, kundër Racing. Ai shënoi sërish në fitoren 4-1, por nuk shkëlqeu. “Mos u shqetësoni, ai është një lojtar shumë më tepër nga sa kemi parë ne”, shpjegoi bashkëlojtari i tij Roque Olsen pas duelit.
U desh pak kohë për të kuptuar se sa të vërteta kishte në atë frazë.
Mbreti i golit te Los Blancos, Cristiano Ronaldo
Në moshën 25-vjeçare, Mbappe arrin në Real Madrid një vit më i madh se Cristiano Ronaldo. Askush në historinë e jashtëzakonshme të Real Madridit nuk ka shënuar më shumë gola se CR7: 451 gola në 438 ndeshje.
Portugezi kishte një turne me ndehsje miqësore me Los Blancos përpara debutimit të tij zyrtar. Pasi nuk arriti të shënonte në dy të parat, ndaj Shamrock Rovers dhe Al-Ittihad, por ai festoi golin e tij të parë si lojtar i Real Madridit duke kthyer në gol një penallti kundër LDU Quito në Santiago Bernabeu.
Goli i tij i parë zyrtar mori më pak kohë. Në ditën e parë të La Ligës, 3-2 kundër Deportivo, ai hapi llogarin falë një tjetër penalltie. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/top-10--380x233.jpg)
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-380x233.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-380x233.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-780x439.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-780x439.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi