Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur para pak minutash mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në rend dite në këtë mbledhje, janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme e po ashtu edhe disa pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 16,19,21,28 korrik dhe 6 gusht.
Ky është rendi i plotë i ditës: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: 4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, 6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”, 11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni. III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 6 gusht 2021: 7. Votimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, 8. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A, 9. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit. IV. Përgatitjet për Seancë plenare: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-024 për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar, 4. Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, 5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020, 6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020, 7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2020, 8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020, 9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2020. 10. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar. V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Telegrafi/







































