Në prag të hyrjes në stinën e pranverës, Komuna e Prishtinës ka menduar edhe këtë vit për rregullimin e hapësirave publike me lule.

Tashmë ka filluar edhe mbjellja e tyre në hapësirat e gjelbëruara të Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Shpend Ahmeti.


"Ka filluar mbjellja e luleve sezonale nëpër hapësirat e gjelbra të Prishtinës. Gjatë këtij viti do të mbillen mbi 450.000 lule, të cilat janë duke u kultivuar nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura”", ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

29136702 10157246619632166 1546301691006025728 n

29178643 10157246619497166 4802842797885358080 n

29197146 10157246619487166 1905031657514074112 n

29214557 10157246619512166 3622413071424684032 n