LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Minutë pas minute

Mbyllet seanca e parë në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve

Përditesuar 03/04/2023 08:44

Ka përfunduar dita e parë e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nesër më 4 prill, ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, do të nisin deklaratat e tyre hapëse, në rastin që ka të bëjë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë deklaratën hyrëse dhe për këtë i ka në dispozicion 5 orë.

Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që do të bëjë deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjasë deri në 45 minuta.

Krejt këto pritet të përfundojnë të mërkurën, më 5 prill, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë me thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.

Telegrafi do të mbuloj direkt gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së dhe do t’ju sjell informacione në kohë reale. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 16:24:59" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 16:24" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 16:24

Laws: Viktimave nuk iu besohej se “personat e fortë” do të gjykoheshin ndonjëherë

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, tha se për shumicën e viktimave, nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte diçka “e paimagjinueshme”.

“Ata [të akuzuarit] ishin persona të fortë. Në qoftë se ata kanë qenë duke i bërë këto krime, me siguri nuk kanë imagjinuar që do të vinte një ditë si kjo e sotmja”, tha ai.


Laws tha se pavarësisht dallimeve që kanë viktimat, “ata janë të bashkuar në dëmin që kanë pësuar”.

“Pikëllimi, dhimbja, humbja dhe padrejtësia nuk njihini dallime”, tha ai.

“Ata kanë një gjë të përbashkët. Ata ishin viktima të krimeve që nuk kishin pikë justifikimi. Për secilin prej tyre, një ditë ndryshoi jetët e tyre përgjithmonë”, theksoi ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 15:48:36" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 15:48" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 15:48

Prokuroria Speciale: Ish krerët e UÇK-së në Llapushnik detyruan të ndaluarit të hapin vetë varret

Në Hagë është duke vazhduar gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.


Për disa orë me radhë, prokurorët kanë paraqitur disa prova lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Prokurori i ZPS-së, James Pace tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë bërë keqtrajtime të shumta në disa zona në Kosovë.

“Kanë bërë keqtrajtime fizike në Drenoc, Llapashticë. Viktimat u detyruan të hapin vetë varret e tyre. Të ndaluarit u vendosën në dhoma të mbuluara me gjak. Keqtrajtim të pamëshirshëm, ata që mbetën gjallë vuajnë edhe sot. Në Llapashnik, kanë bërë dëmtime të organeve trupore”, u shpreh ai.

Pace shtoi tutje se dëshmitarët kanë pritur 25 vite që të flasin për këto krime, prandaj ata që bënë këto vepra duhet të marrin dënimin meritor.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 15:23:43" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 15:23" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 15:23

Nis sërish gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Ka nisur sërish gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Seanca gjyqësore ka nisur rreth orës 09:00, ndërsa trupi gjykues së bashku me të akuzuarit kanë pasur deri tani dy orë pushim.


Në pjesën e parë të seancës, Prokuroria paraqiti disa prova ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 14:34:40" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 14:34" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 14:34

Edhe anëtarë të OVL-UÇK-së marrin pjesë në protestën në Hagë

Në Hagë sot ka nisur gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


Derisa seanca ishe duke u mbajtur,  jashtë Speciales kishte një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që protestonin për lirimin e ish anëtarëve të UÇK-së.

Pjesëmarrës në Hagë ishte edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, së bashku me disa anëtarë tjerë të kësaj organizate.

“Përveç që ishim nëpër studio televizive sot, ishim edhe pjesëmarrës në protestën në Hagë. Qëndrimet tona ishin dhe janë kundër Gjykatës Speciale”, ka pohuar Klinaku. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 14:10:14" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 14:10" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 14:10

Pikat kyçe gjatë pjesës së dytë të gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Seanca gjyqësore në Hagë është ndërprerë për shkak të pauzës së drekës. Edhe në pjesën e dytë të seancës janë dëgjuar deklaratat nga ana e Prokurorisë.


Prokurorët Ward Ferdinandusse, Alan Tieger dhe James Pace, paraqitën aspekte të ndryshme të rastit ndaj katër të pandehurve.

Telegrafi ju sjell më poshtë disa nga pikat kyçe gjatë pjesës së dytë të seancës gjyqësore:

– Prokuroria tha se shtabi i UÇK-së dënonte “tradhtarët” dhe “kolaboracionistët”

– Sipas Prokurorisë të akuzuarit kanë themeluar dhe udhëhequr “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” që ka shënjestruar “kolaboracionistët” dhe tradhtarët, terma, që sipas tyre “janë ngatërruar” nga UÇK-ja

– Prokurori Alan Tieger tha se UÇK-ja përmes komunikatave të lëshuara synonte të paralajmëronte “kolaboracionistët” se do të vriteshin.

– Tieger tha se Hashim Thaçi u kishte thënë të arrestuarve se UÇK-ja nuk e njihte Parlamentin e Kosovës dhe u kërkoj që të hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja

– Sipas Prokurorisë, UÇK-ja ka ndaluar paligjshëm mbi 400 persona dhe të paktën 102 prej tyre kanë vdekur

– Qendrat e ndalimit ishin në mbarë Kosovën dhe në veri të Shqipërisë dhe shpesh, sipas prokurorëve, ato ishin në selitë rajonale të UÇK-së

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 14:00:09" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 14:00" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 14:00

Pauza e dytë në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së, prokuroria tha se janë 102 viktima

Ka shkuar në pauzën e dytë për sot seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Gjykatësi Charles Smith njoftoi se do të shkojnë në pauzë të drekës dhe do të kthehen në orën 14:30 për të përmbyllur seancën e parë gjyqësore.

Prokuroria e Specializuar gjatë prezantimit të deklaratës hyrëse përmendi rastet e ndalimit të personave nga UÇK-ja.

Prokurori James Pace tha se anëtarët e UÇK-së u hoqën lirinë qindra individëve pa proces të rregullt gjyqësor.

“Ka të paktën 440 incidente sa i takon ndalimit të personave. Të paktën 102 viktima nuk mbijetuan, por vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kundërshtarë”, tha ai, duke shtuar se krerët e UÇK-së akuzohen se janë përgjegjës për këto vrasje.

Sipas tij, viktimat përfshinin persona që punonin në pylltari, bujqësi, gazetarë, mësues e të tjera.

“Shumë ishin mbështetës të LDK-së ose thjesht nuk mbështesnin UÇK-në”, tha ai.

Sipas Prokurorisë pati shumë keqtrajtime të të ndaluarve dhe në rastet më të rënda, vrasje. Ai tha se të paktën 20 persona janë ende të zhdukur.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 13:43:24" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 13:43" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 13:43

Prokurori Tieger: Hashim Thaçi u kërkoi të arrestuarve që të hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja

Prokurori Alan Tieger, ka vazhduar me paraqitjen e deklaratave hyrëse nga ana e Prokurorisë për katër të akuzuarit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.


Tieger shtoi se UÇK-ja përmes komunikatave të lëshuara synonte të paralajmëronte “kolaboracionistët” se do të vriteshin.

Ai përmendi Hashim Thaçin që sipas tij u kishte thënë të arrestuarve se UÇK-ja nuk e njihte Parlamentin e Kosovës.

“Provat do të tregojnë gjithashtu se Hashim Thaçi u tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK nuk e njihte Parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkruanin deklaratën që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja, dhe ju kërkoj që të jepini dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori Tieger.

Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm kishte dhënë urdhër që të merreshin masa ndaj kujto që punonte kundër UÇK-së.

Ai tha se provat e Prokurorisë do të dëshmojnë se vendimet e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” po zbatoheshin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 13:18:02" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 13:18" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 13:18

Prokuroria: Shtabi i UÇK-së dënonte “tradhtarët” dhe “kolaboracionistët”

Ka vazhduar paraqitja e deklaratave hyrëse nga ana e Prokurorisë së ZPS-së.

Kryetari i hetuesve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Ward Ferdinandusse, paraqiti disa vendime, që sipas organit të akuzës, sqarojnë se janë kryer vrasje nga UÇK-ja të ‘kolaboracionistëve”.


Në një komunikatë që sipas prokurorit është gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aty shkruan se “janë marrë masa ndaj disa kolaboracionistëve”.

“Termat tradhtarë dhe kolaboracionistë keqpërdoreshin ose ngatërroheshin. Personat e etiketuar kështu ndaloheshin në mënyrë arbirtrare dhe në shumë raste keqtrajtoheshin në mënyrë të tmerrshme. Katër të akuzuarit keqpërdoruan postin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha ai.

Më tej ai paraqiti edhe disa komunikata të tjera të Shtabit të Përgjithshëm, sikurse ajo me numër 27, për “dhënien e dënimit të merituar, për të gjithë ata që nuk mbështesin luftën e UÇK-së”.

Prokurori tha se provat do të tregojnë se operacionet kundër ‘kolaboracionistëve’ kanë ndodhur edhe pse në disa raste janë zmadhuar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 12:39:48" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 12:39" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 12:39

Rifillon seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Ka rifilluar seanca e parë gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, e cila po mbahet në Hagë.


Prokuroria po vazhdon të paraqes deklaratat hyrëse në lidhje me aktakuzën që rëndon mbi ish-krerët e UÇK-së.

Prokurori i specializuar, Matthew Halling, tha se Hashim Thaçi, përmes një komunikate në mars të vitit 1999 njoftoi për themelimin e Qeverisë së Përkohshme, në të cilën ishte kryeministër. Sipas organogramit të paraqitur nga Prokuroria, Veseli ishte drejtues i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Selimi ministër i Rendit dhe Krasniqi zëdhënës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 11:59:23" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 11:59" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 11:59

Pauzë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Seanca e parë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së pas më shumë se dy orësh ka shkuar në pauzë.

Telegrafi ju sjell pikat kyçe që u thanë në pjesën e parë të gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit:


-Me nisjen e gjykimit katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi deklaruan se janë të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta

-Prokuroria e ZPS-së nisi deklaratën hyrëse e cila pritet të zgjasë pesë orë

-Prokuroria tha se ish-krerët e UÇK-së kanë përgjegjësi penale për dhejtë pikat e aktakuzës duke thënë se ata kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

-Prokurori Alex Whiting tha se ky nuk është gjykim kundër UÇK-së dhe se akuzat janë vetëm ndaj katër të akuzuarve

-Whiting tha se katër të akuzuarit ishin anëtarë kryesor të Shtabit të Përgjithshëm, dhe mbanin poste të larta drejtuese në UÇK

-Prokurori i specializuar, Alex Whiting tha se motivi i kryerjes së krimeve të pretenduara nga ish-krerët e UÇK-së ka qenë “fitimi i pushtetit”

-Prokuroria e ZPS-së, ka paraqitur para turpit gjykues zonat që sipas aktakuzës pretendohet se janë kryer krimet e luftës nga ish-krerët e UÇk-së.

-Prokurori Matthew Halling ka thënë se këto zona ishin: Zona e Drenicës, Pashtrikut, Dukagjinit, Llapit, Nerodimes dhe Karadakut.

-Sipas Prokurorisë, gjatë luftës Thaçi kishte drejtuar drejtorinë politike, Veseli atë të zbulimit, Selimi kishte qenë inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi kishte qenë zëdhënës

-Qytetarë të shumtë janë duke protestuar para Gjykatës Speciale në Hagë

-“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, janë disa nga pankartat e protestuesve

-Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave

Gjykimi do të vazhdoj sërish pas pauzës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 11:44:51" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 11:44" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 11:44

Ambasadori gjerman: Specialja nuk po gjykon UÇK-në

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjykata Speciale nuk po e gjykon luftën e UÇK-së.

Duke komentuar marshin e djeshëm në Prishtinë, Rohde tha se e drejta për të protestuar është thelbësore.


“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci, dhe marshi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të emancipuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte/krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe tortura. Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme – pa mosndëshkim për askënd. Gjykata Speciales ka mbështetjen e plotë”, ka shkruar Rohde.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 11:36:00" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 11:36" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 11:36

Gjenerali Lame: Specialja synon të konsiderojë me rrënjë kriminale edhe shtetin e Kosovës

Protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bashkuar edhe ish gjenerali i luftës, Kudusi Lame.


Ai ka kërkuar që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të vlerave të luftës.

“Jemi në mbrojtje të luftës sonë të lavdishme dhe të luftëtarëve që i kanë mbyllur me akuza të rreme në Hagë. Ju kërkoj niveleve shtetërore në Prishtinë të kthejnë sytë nga Haga dhe të hedhin poshtë gënjeshtrën dhe shpifjen. Ju shtetarë të Kosovës duhet të kuptoni që kriminalizimi i luftës ka synim të konsiderojë me rrënjë kriminale edhe shtetin e Kosovës”, ka thënë gjeneral Lama.

Protesta vazhdon deri në orën 13:00.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 11:07:46" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 11:07" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 11:07

Prokurori i Speciales: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin kompetenca brenda UÇK-së për të kryer krime

Në Hagë është duke vazhduar gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Prokurori i Speciales, Matthew Hallin në deklarimin e tij potencoi se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kishin kompetenca brenda UÇK-së, që të kryejnë krime.


“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin kompetenca për të kryer krime”, theksoi ai.

Prokurori duke folur për historinë e themelimit të UÇK-së, tha se struktura e ushtrisë ishte në kundërshtim me qasjen e LDK-së, me kryetarin e atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Mes tjerash, ai tha se UÇK përmes Adem Jasharit kishte filluar të sulmojë forcat serbe rreth vitit 1999.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 11:04:58" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 11:04" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 11:04

Shtatë zonat që sipas prokurorisë u kryen krimet nga ana e ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria e ZPS-së, ka paraqitur para turpit gjykues zonat që sipas aktakuzës pretendohet se janë kryer krimet e luftës nga ish-krerët e UÇk-së.


Prokurori Matthew Halling ka thënë se këto zona ishin: Zona e Drenicës, Pashtrikut, Dukagjinit, Llapit, Nerodimes dhe Karadakut.

“Zona Drenicës e krijuar në pranverë të vitit 1998. Komandant i parë ishte Sylejman Selimi, pastaj Azem Syla, Sami Lushtaku dhe Sabit Geci. Zona e dytë ishte zona e Pashtrikut e krijuar në verë të vitit 1998.Në këtë zonë ndodhej numri më i madh i qendrave të ndalimit të përmendura në aktakuzë”

“Zona e tretë është zona e Dukagjinit. Komandant ishte Ramush Haradinaj. Do të merrni sërë provash të nivelit të kontrollit në këtë zonë nga ai. Kemi një vend krimi që shfaqet në këtë zonë në Jabllanicë. Zona e katërt është ajo e Llapit, komandant i zonës ishte Rrustem Mustafa i njohur si Remi.

Zona e pestë është ajo e Nerodimes, kjo drejtohej nga Shukri Buja. Zona e gjashtë ishte ajo e Shalës, komandant Rrahman Rama dhe zona e Karadakut, komandat ishte Ahmet Isufi”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 10:43:08" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 10:43" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 10:43

Whiting: Motivi i kryerjes së krimeve, fitimi i pushtetit

Prokurori i specializuar, Alex Whiting po vazhdon të paraqes deklarimet e prokurorisë për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se motivi i kryerjes së krimeve të pretenduara nga ish-krerët e UÇK-së ka qenë “fitimi i pushtetit”.


“Mund t’i kenë kryer nga frika se kauza e tyre do të minohej, nga ata që perceptoheshin si kundërshtarë. Mund të jenë kryer nga hakmarrja.

Do të shihni prova për këto të dyja. Qëllimi kriminal i përbashkët për të vënë në shënjestër kundërshtarët nuk ishte aspak i fshehtë”, tha ai.

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, shtoi se Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se shtabi i përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-s, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, shtoi ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 10:37:28" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 10:37" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 10:37

“UÇK, nderi i shqiptarëve”, “Mos ma gjyko lirinë”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, qytetarë të shumtë protestojnë në Hagë

Qytetarë të shumtë janë duke protestuar para Gjykatës Speciale në Hagë, ku mëngjesin e sotëm ka nisur gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Qytetarët mbajnë me vete pankarta të ndryshme ku përmes tyre kërkojnë lirinë e ish krerëve të UÇK-së.

“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, janë disa nga pankartat e protestuesve, transmeton Telegrafi.

Në paraqitjet e tyre të para, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u deklaruan të pafajshëm.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 10:35:27" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 10:35" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 10:35

Prokurori Whiting: Shumica e viktimave ishin shqiptarë

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka nisur deklarimet e tij lidhur mbi gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Ai ka thënë se katër të akuzuarit ishin anëtarë kryesor të Shtabit të Përgjithshëm, dhe se mbanin poste të larta drejtuese në UÇK.

“Të katër pa asnjë dyshim ishin udhëheqësit parësor të UÇK-së. Por kishte edhe një anë tjetër më të errët të udhëheqjes së tyre dhe ky është objekti i gjykimit që po fillon sot”, tha Whiting.

Prokurori ka shtuar se “provat do të tregojnë se katër të akuzuarit në rolet e tyre si udhëheqës të lartë në Shtabin e Përgjithshëm mbështetën dhe zbatuar një politikë që vinte në shënjestër personat që shiheshin si bashkëpunëtorë, kolaboracionistë me Serbinë, por edhe persona që shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës”

Prokurori Whiting ka shtuar se “shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës”.

“Kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin, torturimin dhe nganjëherë edhe vdekjen e kundërshtarëve”, tha ai.

Whiting ka shtuar se Gjykata nuk akuzon UÇK-në dhe të gjithë anëtarët e saj, dhe se nëse dikush e thotë këtë kjo nuk është e vërtetë. “Akuzat janë vetëm ndaj katër të akuzuarve”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 10:17:34" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 10:17" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 10:17

Krasniqi para trupit gjykues: Aktakuzën e kuptoj, po nuk pajtohem me të dhe nuk mbajë asnjë përgjegjësi

Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Para trupit gjykues, Jakup Krasniqi u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa tha se nuk mbanë asnjë përgjegjësi për ato akuza, transmeton Telegrafi.


“E kam të vështirë të kuptojë si është përpiluar aktakuza. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, nuk mbajë asnjë përgjegjësi për atë që thotë. Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, u shpreh Krasniqi.

Të pafajshëm u deklaruan edhe Thaçi, Selimi dhe Veseli.

Seanca gjyqësore ka filluar rreth orës 09:00.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 10:14:00" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 10:14" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 10:14

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi deklarohen të pafajshëm

Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykatësi ka pyetur të akuzuarit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin nëse kuptojnë aktakuzën.


Ish-presidenti Hashim Thaçi tha se kupton aktakuzën dhe së është plotësisht i pafajshëm.

“E kuptoj dhe jam plotësisht i pafjashëm”, tha Thaçi.

I pafajshëm është deklaruar edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan Telegrafi.

“E kuptoj dhe shpreh pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dy vjeqare, jam tërsisht i pafajshëm”, tha Veseli.

Ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi gjithashtu u deklarua i pafajshëm.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakzuës”, tha Selimi.

Ish-kryerpalamentari Jakup Krasniqi gjithashtu tha se është i pafajshëm.

“Unë e kam vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën sesi është përpiluar këtë aktakuzë. Nuk kam lidhje me asnjërën prej pikave që lexoj prokurorja. Nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, tha Krasniqi, duke shtuar se është plotësisht i pafajshëm.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-03-2023 10:13:09" ["time"]=> string(16) "03/04/2023 10:13" ["update"]=> bool(false) } 03/04/2023 10:13

Prokuroria e ZPS-së: Ish-krerët e UÇK-së kanë përgjegjësi penale për krimet

Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse. Prokurori po lexon pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës.

Paraprakisht, mbrojtja dhe Prokuroria janë pajtuar që në këtë seancë të mos lexohet e gjithë aktakuza, por vetëm disa pjesë të saj.


Prokuroria pretendon katër ish-krerët e UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të tjerë, kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Prokuroria tha se të pandehurit kanë “personalisht përgjegjësi penale” për dhjetë pikat e aktakuzë.