Nikollovski: Vendimet e matura shtetërore nuk duhet të lënë vend për politikë ditore

Aleksandar Nikollovski, kandidat për ambasador të Maqedonisë në Bruksel, nga radhët e OBRM-PDUKM-së, ka reaguar në lidhje me ndalimin e procedurave të dërgimit të tij në detyrë në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shprehet se nuk mund të pranojë argumentin që motivet politike janë arsyet, siç thotë, që të mos respektohet Kushtetuta dhe ligjet. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që Maqedonia ta vë në rrezik rrugën euro-integruese.
Nikollovski thotë se nëse BE-ja është qëllimi i përbashkët, atëherë vendimet e matura shtetërore nuk duhet të lënë vend për politikë ditore./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































