LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Maqedonia ka nevojë për inspektorë për të mbuluar gjithë territorin

Nikolloski: Maqedonia ka nevojë për inspektorë për të mbuluar gjithë territorin

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë televizive deklaroi se Maqedonia e Veriut ka nevojë për inspektorë.

Ai për Sitel tha se Inspektoratet kanë pak inspektorë për të vepruar.

“Ka nevojë të madhe për kuadro dhe përforcim të Inspektorateve të organeve shtetërore, sepse inspektorate të caktuara kanë vetëm një duzinë inspektorësh që funksionojnë në tërë territorin e vendit”, deklaroi Nikolloski.


Tutje Nikolloski tha se problemi kryesor i administratës publike është se disa sektorë janë të mbingarkuar me njerëz por që kanë më pak aktivitet dhe sektorë të caktuar kanë mungesë punonjësisht dhe që kanë kompeteca të medha.

“Ky është në thelb problemi kryesor i administratës publike, disa sektorë janë të mbingarkuar me njerëz që kanë më pak aktivitete, dhe sektorë të caktuar kanë mungesë punonjësish dhe kanë kompetenca të mëdha. Nëse dikush e ka bërë këtë qëllimisht, që të mbretërojë një sistem i tillë në vend, apo ka qenë rastësi, nuk ka më rëndësi sot, e rëndësishme është se si do të organizohemi në të ardhmen dhe mendoj se duhet të forcohen inspektoratet, të rritet numri i punonjësve, në radhë të parë inspektorët, jo administratorët, që të mbulojnë të gjithë territorin. Për shembull, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka gjithsej 40 inspektorë të punësuar në mbarë Maqedoninë, që nënkupton mungesë të madhe të stafit për të mbuluar të gjitha kompetencat dhe për të kontrolluar të gjitha përgjegjësitë e caktuara”, tha mes tjerash Aleksandar Nikolloski – zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Siguri
Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Drejtësi
“Nuk ka justifikime, s’e falim”- Babai i Ilaria Sulës refuzon ndjesën nga vrasësi

“Nuk ka justifikime, s’e falim”- Babai i Ilaria Sulës refuzon ndjesën nga vrasësi

Lajme
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Lajme
Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Kronika e Zezë
LVV nuk e ka ftuar PDK-në për konsultime, LDK në pritje të dështimit të Kurtit

LVV nuk e ka ftuar PDK-në për konsultime, LDK në pritje të dështimit të Kurtit

Politikë
Kalo në kategori