Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lirisë.

Nikaj ishte i emocionuar pas fitores që i siguron edhe një ndeshje ndaj skuadrës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, e që ai dëshiron të jetë Prishtina.


Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa vushtrriasit ishin më të saktë në penallti.

“Jam shumë i lidhur me Vushtrrinë emocioni është shumë i madh dhe kam edhe tani. Është diçka e veçantë nuk kemi arritur asgjë do të mundohemi edhe lojën e ardhshëm të kemi të njëjtën paraqitje dhe të luajmë kështu me zemër si në këtë përballje”.

261126719 4564897843586924 1954664014534705779 n

“Do të dëshiroja që takimin për inkuadrim në Superligë kundërshtar ta kemi Prishtinën pasi do të jetë një super ndeshje dhe një atmosferë fantastike për të dyja tifozëritë”.

“Jam shumë i emocionuar e kam dashur Vushtrrinë dhe është qyteti imë i dytë dhe shtëpia ime e dytë pas Shkodrës”, ka thënë  Nikaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app