Ajo sapo ka festuar ditëlindjen e 42-të dhe me këtë rast ka nisur pushimet me të dashurin e saj, Thom Evans, 35-vjeçar në Portugali.

Dhe Nicole Scherzinger ka mbajtur fansat të azhurnuar me postime të ndryshme që nga e mërkura duke thënë se është 'një vit më e vjetër po ndihet më mirë'.


Këngëtarja e “Pussycat Dolls” dukej e mahnitshme në bikini teksa e dëshmon se vitet janë vetëm numër për të.

30256426 8477979 Birthday babe Nicole Scherzinger treated her fans to a slew of s a 4 1593590826074 Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

Bukuroshja theksoi linjat në një palë bikini dypjesëshe të kuqe, e cila dukej fenomenale përkundër viteve që posedon.

Në anën tjetër, edhe partneri i Scherzinger vuri në pah fizikun e tij në pozën përkrah të dashurës.

30256420 8477979 Cute couple She rung in her 42nd birthday with a romantic sunset a 5 1593590826144 Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)

Thom po ashtu ndau disa pamje nga dita e tyre romantike ku tregoi çdo moment kujdesin dhe dashurinë e madhe që ka për partneren e tij.

Evans, i cili u takua me Nicole që nga paraqitja në X Factor, vitin e kaluar shkroi: "Shumë i lumtur të të kem ty në jetë, gëzuar ditëlindjen”.

30256424 8477979 Yum Thom pulled out all the stops to ensure his other half had a a 11 1593590826821 Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

Se dyshja e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, kjo u dëshmua javën e kaluar pasi Nicole ishte te prindërit e Evans në Portugali.

Ata kanë ndarë kohën mes shtëpisë së artistes në Los Angeles dhe kryeqytetit anglez. /Telegrafi/

30231866 8477979 Romantic Thom also shared snaps from their romantic outing as he a 12 1593590826895 Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)