Nico Gonzalez ka zbuluar se ishte gëzuar kur Robert Lewandowski, i cili tani është bashkëlojtari i tij në Barcelonë, shënoi katër gola ndaj Real Madridit.

Lewandowski shënoi katër gola kundër fituesve aktual të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve në sezonin 2012/13, ndërsa përfaqësonte Borussia Dortmundin.


“Është emocionuese të luash me të [Lewandowski]”.

"E kam parë atë të luajë shumë ndeshje, më kujtohet ajo kundër Real Madridit , kur shënoi katër gola. Festova shumë", ka thënë Nico .

Nico ishte një nga lojtarët e akademisë që bëri hapin drejt ekipit të parë, duke u kthyer si lojtar i rëndësishëm për Barcelonën.

16584750872512

Ai shpreson që edhe këtë vit të këtë ndeshje në ekipin e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app