Niang i gëzuar me golin: Nuk largohem nga Milani!
Rossonerët e mposhtën Interin me rezultat 3-0, ndërsa goli i tretë u shënua nga lojtari që është lidhur me një largim drejt Leicester Cityt.
“Jemi shumë të lumtur. Deshëm të fitonim, sepse ishte e rëndësishme për tabelën, për tifozët dhe për klubin”.
“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe duhet të kualifikohemi në Evropë, sepse jemi Milani, jemi një ekip i madh dhe sonte e dëshmuam këtë”.
“Jam i kënaqur që kam qëndruar këtu. Trajneri ka shumë besim tek unë, ai më ka dhënë vetëbesim pas lëndimit”, ka deklaruar Niang për Mediaset Premium. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































