LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e aktakuzës për Banjskën, Konjufca: Më mirë vonë se kurrë

Ngritja e aktakuzës për Banjskën, Konjufca: Më mirë vonë se kurrë
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave, në mesin e të cilëve Milan Radoiçiq, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Ai ka thënë se “më mirë vonë se kurrë”, duke e konsideruar si lajm të mirë ngritjen e aktakuzës.

“Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm për të cilin nuk dua t’i jap kritikat se përse u vonua kaq shumë. Fraza më e mirë që i shkon këtij lajmi është ‘më mirë vonë se kurrë’ dhe kështu ka ndodhur. Me siguri Prokurorisë i është nevojitur gjithë kjo kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës sa i përket atij numri të madh të kriminelëve që ishin të përfshirë në këtë sulm”, ka thënë Konjufca.


Kryeparlamentari ka thënë se ky proces duhet të shkoj ashtu siç duhet.

“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusim ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave, në mesin e të cilëve është edhe Milan Radoiçiq, për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori